Sandër Lleshaj u shpreh se, policia e vendeve të zhvilluara nuk mban shenja identifikimi kur përballet me turma.
Gjatë një interviste televizive ai shpjegoi pse efektivët e policisë nuk kishin shenja individuale identifikimi gjatë protestës që u zhvillua pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Kërkoni pak për të parë në rrjetet sociale sesi duket policia në menaxhim turmash, policia në vendet më të zhvilluara perendimore. A kanë apo jo shenja identifikimi individuale dhe ju garantoj që nuk do të gjeni shenja individuale identifikimi te policia e cila përballet me turma në raste të ngjajshme”- tha ai.
Ndërsa theksoi se, arsyeja e numrave te identifikimit të policisë, është e vlefshme atëherë kur policët veprojnë në mënyrë individuale.
“Kur përballë një qytetari lind nevoja e identifikimit kush është, me kë u mor, është apo nuk është polic, por jo kur bëhet fjalë për një strukturë të organizuar e cila është në vetëmbrojtje të një proteste”- tha Lleshaj.