Policia e Londrës arrestoi 19 persona kete te Shtunë, për shkelje me paramendim të udhëzimeve të distancimit social në një protestë kundër rregullave, në fundjavën e parë që kur Kryeministri Boris Johnson njoftoi një heqje të lehtë të bllokimit të Anglisë. https://www.reuters.com/video/?videoId=OVCE6R6M9&jwsource=cl
Policia kryeqytetase tha që një grup në Hyde Park të Londrës kishte protestuar në lidhje me përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë COVID-19 dhe nuk kishte arritur t’i zbatonte kërkesat e përsëritura te autoritetevr për t’u shpërndarë.
“Ishte zhgënjyese që një grup relativisht i vogël në Hyde Park u mblodhën për të protestuar ndaj rregullave në kundërshtim të qartë të udhëzimeve, duke e vënë veten dhe të tjerët në rrezik infeksioni,” tha Laurence Taylor, Zëvendës Ndihmës Komisioneri në Policinë Metropolitane, në një deklaratë .
“Oficerët edhe një herë, morën një qasje të matur dhe u përpoqën të angazhojnë grupin për t’u shpërndarë. Ata në mënyrë të qartë nuk kishin qëllim ta bënin këtë, dhe kështu rezultoi në arrestimin e 19 personave, dhe dhjetë të tjerëve u dha një njoftim i caktuar penaliteti. “/Lexo.al – Marrë nga Reuters https://mobile.reuters.com/article/amp/idUSKBN22S0SU?taid=5ec06847691abf0001ee8c1b&utm_campaign=trueAnthem%3A%20Trending%20Content&utm_medium=trueAnthem&utm_source=twitter&__twitter_impression=true
Nderkohe pritet qe PD dhe LSI ta shpallin Angline diktature.