Trashëgimtarja e Top Medias ka kujtuar kohët me të atin, kur ajo jetonte në Romë. Ndërsa Lori jetonte në qytetin italian, Dritan Hoxha e vizitonte shpesh dhe ndër të tjera konsumonte dhe pjatën e tij të preferuar: Spaghetti me midhje.
“Kam gatuar spaghetti me midhje sepse më kujton vitet që kam jetuar në Romë. Babai im fluturonte fundjavave dhe vinte për na takuar. Ai na nxirrte për drekë buzë detit dhe ky ishte ushqimi i tij i preferuar”,- shkruan Lori Hoxha bashkëngjitur gatimit të preferuar të Dritan Hoxhës.