Këtë javë që iku na shoqëroi një mot me diell dhe herë-herë me reshje shiu. Por si do të jetë moti javën qe vjen?

Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Të martën reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës. Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Të enjten dhe të premten parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.