Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, që ëndërron të përfaqësojë Brazilin, është i lumtur me thashethemet që e lidhin atë me Barcelonën. 23 vjecari po bën sezon fantastik në Itali, çka ka zgjuar interesimin e klubit spanjoll, që synon një mbrojtës pasi Samuel Umtiti është hedhur në listën e largimeve.

Ai ka zhvilluar 19 paraqitje në ligë këtë sezon, ka kontribuar me një gol dhe një asist. “Kjo më emocionon sepse do të thotë që po bëj një punë të mirë dhe klubet e mëdha po e shohin”, tha ai për UOL Esporte.

“Por, kushdo që më njeh, e di se unë jam i qetë dhe do të përmbahem”. “Duhet të jem i fokusuar të bëj më të mirën për Lazion, që më ka dhënë besimin dhe mbështetjen që nga dita e parë”.