Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ai nuk e ka marrë paltformën e presidentit Ilir Meta me 14 pika. I ftuar në studion e ABC News, Basha tha se është njohur nga vetë Meta në lidhje me këtë platformë, por që nuk ka marrë asnjë dokument.
Ndër të tjera, Basha foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Bashës, shembja është bërë vetëm për të vjedhur truallin dhe për të ngritur kulla në emër të ma fias në atë zonë, dhe jo sepse Teatri ishte vërtet i vjetër.
“Vjedhja e truallit tek Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajmi kryesor. Arty duhej të ishin ndalur edhe tre kolegët tuaj dje. E pranoi në Parlament: “çfarë doni më shumë”- tha, unë e bëj prapë këtë diku tjetër”. Domethënë e bëri për vjedhje të truallit. E bëri vetëm për të vjedhur truallin. Pse e vjedh truallin në këtë mënyrë? Këtu duhet të ndalemi. pyesin 10 herë për një Tuitter apo për një platformë, por jo pse e vjedh në këtë mënyrë truallin Edi Rama? Çfarë e detyron një kryeministër në fund të fundit jo thjesht një hajdut xhepash, që ta vjedhë në këtë mënyrë token,”- tha Basha.
E shtjelloni ju këtë tezë? Ua jap përgjigjen më një fjali. Sepse ky është tashmë në një marrëdhënie të pandashme nga mafia dhe kur merr kaparin ose duhet të bësh detyrën, ose do të hash plumbin. Në këtë kuptim ne jemi sot një vend ku kryeministri, kryetari i bashkisë janë ortakë dhe pengje të mafias së ë drogës dhe mafias së ndërtimit. Kanë marrë kaparin. Më mirë të rrahin qytetarët, të brutalizojnë gazetarët, të shkelin ligjin, t’i injorojnë këshillat e partnerëve tanë ose të hedhin në erë Reformën Zgjedhore, sepse kanë marrë kaparin. Kush merr kaparin ose bëhet ortak, ose ha plumbin
Keni informacion për këto? Praktika e vendeve që bie në thundrën e mafias e tregon fare qartë që kjo dhe vetëm kjo është e vërteta. Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë? Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.
Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë? Patjetër. I kam parashtruar ëdhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.
Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju? Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.
Po pse? Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.