Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Real Story” se koronavirusi iu ka mësuar shumë gjëra gjithë stafeve mjekësore.
Manastirliu theksoi se përgjatë gjithë kësaj periudhe çdo ditë janë nxjerrë mësime, pasi vetë epidemia ka qenë një proces i të mësuarit në të gjithë botën.
Sipas saj, nëse qeveria shqiptare nuk do të kishte marrë masat drastike, do të ishim përballur me pasoja fatale.
“Përgjatë gjithë kësaj periudhe, çdo ditë janë nxjerrë mësime, pasi vetë epidemia ka qenë një process i të mësuarit në të gjithë botën. Përderisa përballemi me një armik të panjohur ende, nuk dihet ende çfarë impakti do të ketë nesër te popullata, sigurisht që të gjithë kemi mësuar duke bërë punën, por edhe kemi nxjerrë mësime e kemi parë si funksionon një sistem shëndetësor. Ende nuk kemi bërë një analizë të detajuar të asaj që mund të bëhej edhe më mirë, ka shumë pika ku mund të përmirësoheshim, por rezultatet e deri më sotme tregojnë se ja kemi dalë mirë. Nëse nuk do të kishim marrë masa, ne do të ishim përballur me pasoja fatale”, theksoi ministrja.