Manastirliu u vu në dijeni nga stafi se tashmë thirrjet nga qytetarët kanë rënë teksa thotë se për qytetarët dhe pensionistët që kanë ankesa, pyetje apo kërkesa të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
”Keni bërë një punë shumë të mirë. 127 është numër ekskluziv nëse ke dyshime. Më pas nëse keni pyetje keni numrin tjetër. Dhe ju ja keni dalë më së miri. është bërë punë e madhe. Do doja të bëja apel qytetarëve që nëse kanë pyetje, ankesa për barnat me rimbursim edhe pse kemi bërë fashat e orareve, madje pensionistët do të dalin çdo ditë në zonat e gjelbërta. Por ata janë më të riskuarit.
Por mund të telefonojnë 0800 40 40. Kanë rënë thirrjet e panikut.Në raste si tërmeti apo koronavirusi duhet Urgjenca të punojë 200%, nuk dilet dot me 100% kapacitete. Edhe në këtë 1 maj dua të falenderoj të gjithë ata që sot shërbejnë. ”- tha Manastirliu.