Nga data 1 qershor do të kemi një hapje brenda vendit. E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe e automjeteve dhe bie koncepti i zonave me ngjyra. “Nga data 1 qershor do kemi një hapje brenda vendit. Do lejohet levizja e qytetarëve dhe e automjeteve. Nuk do të ketë më zona te kuqe, bie koncepti i zonave me njgyra, por nuk bie risku. Hapen kufinjtë tokësore dhe vetëkarantinimi dyjavor bie, përveç rasteve specifike që vijnë nga vende të konsideruara me risk të lartë që kanë një mesatare javore prej 50 të prekurish për 100 mijë banore. Në këto raste mund të aplikohet karantina dyjavore” tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se nga data 1 qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet dhe se janë marrë të gjitha masat.
“Do te hapim çerdhet dhe kopshtet. Janë marrë masat, janë informaur strukturat publike dhe jo publike dhe jane njohur me protokollet dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Kemi vendosur kushte të rrepta higjieno sanitare, për të ruajtur distancimin fizik mes fëmijëve apo dhe specifikime të tjera”, tha Manastirliu.
E pyetur mbi kohën kur mund të rihapet transporti publik, Manastirliu duke vlerësuar shqetësimin e qytetarëve u përgjigj se po punojnë bashkë me Ministrinë e Transporteve për një plan në lidhje me transportin publik që shumë shpejt do të bëhët publik.

“Nesër bëhet publik protokolli për turizmin. Po krijohe një autoritet i posaçëm për lejet për plazhet. Kemi protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhët për çadrat dhe shezllonat që duhët të jenë të vendosura në një distancë prej 3.5 metra. Të mos ketë më shumë se dy shezllona, apo që do të ketë, çadra pa shezllona. Gjithçka do të jetë e detajuar në prokollin për turizmin që operatorët turistikë por edhe qytetarët do të njihen me të”, bëri me dije Manastirliu e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbi hapjen e plazheve apo dhe protokollet e turizmit në vendin tonë.