Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është përshtatur një pavion i veçantë me të gjitha mjetet e nevojshme dhe me hyrje të veçantë, për pritjen e grave shtatëzëna me COVID19 për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook shkruan se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat për t’u kujdesat për nënat e prekur nga Covid19.
“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavionin e veçantë Covid për nënat e prekura nga covid19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie. Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar, por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri”, shkruan Manastirliu.