Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja e Shërbimit Infektiv Entela Kolovani. Në mesazhin e saj Kolovani ka theksuar se tashmë duhet të jetojmë në një normalitet të ri duke respektuar distancimi social dhe duke u kujdesur për higjenën vetjake në mënyrë që të shmangim përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
“Do të jemi njerëzit e kujdesshëm në vazhdimësinë e jetës për të mbajtur distancën me njëri- tjetrin për të qenë të kujdesshëm në mabjtjen e higjenës personale duke larë sa më shpesh duart. Duke marrë të gjitha ato masa që të na ndihmojnë që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh”, shprehet mjekja.
Duke u shprehur se koronavirusi do të na bëjë të jetojmë ndryshe, Kolovani thotë se duke repsektuar rregullat e distancimit dhe të higjenës ne mbrojmë veten, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera bashkëshoqeruese.