Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh nga prof. Dhimitër Kraja, i cili është rikthyer të jap kontributin e tij në përballje me COVID19 në Shërbimin Infektiv.
Manastriliu shkruan se as vitet dhe as sëmundja nuk e penguan prof Krajën për t’u rikthyer në spital dhe për të dhënë kontirbutin e tij në ndihmë të pacientëve të prekur nga COVID19.
“As pesha e viteve dhe as sëmundja që e luftoi me forcë e kurajë nuk e penguan prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin #infektiv, një shërbim që i ka dedikuar jetën! Edhe sot e kësaj dite, dr. Luli, siç e njohin të gjithë, është në krah të stafit të palodhur të #Infektivit dhe ka këtë mesazh për qytetarët: Të mos prishim atë që u arrit me shumë mund”, shkruan Manastirliu.
Në mesazhin e tij Kraja, ose Dr. Luli siç njihet nga të gjithë, theksoi se stafi i Infektivit gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të shkëlqyer dhe profesionale duke mos i mohuar askujt përkujdesjen shëndetësore siç ndodhi në shumë vende të botës.
“Një punë që është e shkëlqyer dhe kam nderin që jam i atashuar pranë kolegëve të mij të cilët në çdo njësi të Shërbimit Infektiv duke filluar nga urgjenca e deri në njësinë e reanimacionit, edhe tek reanimacioni shtresë pasi spitalit ju shtuan respiratorë në mënyrë që shërbimi të ishte perfekt. Ajo që dua të nënvisoj këtu dhe që është një nga fitoret e mjekësisë shqiptare dhe të sistemit antipandemik të Shqipërisë është se nuk pati dinferencime dhe dallime moshe për të marrë shërbimin., nuk pati privime tek moshat e mëdha për terapinë intensive”, nënvizoi dr Luli në mesazhin e tij.