Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook, një video-mesazh të gazetares Monika Stafa, e cila u ka bërë apel qyetarëve të ruajnë distancën dhe të kujdesen për veten pasi lufta nuk ka mbaruar.

“Të ruajmë veten sepse virusi është ende në qarkullim dhe lufta nuk ka mbaruar. Kujdesuni për veten, ruani distancën”, thotë Stafa në mesazhin e saj.

Postimi i Ministres Manastirliu.

“Të ruajmë veten sepse virusi është ende në qarkullim dhe lufta nuk ka mbaruar. Kujdesuni për veten, ruani distancën”. Ju lutem dëgjoni mesazhin e gazetares Monika Stafa ??
#BashkëKundër?Covid19?