Rreth 3 muaj më parë Manchester City u njoh me vendimin për pezullimin për dy sezone nga Kupat Europiane, për shkelje të rregullave të transferimit dhe Fair Play-t Financiar, ndërsa klubi anglez nuk ndenji duarkryq, por apeloi menjëherë çështjen. Synimi i drejtuesve të “citizens” është që të shmangin qëndrimin jashtë Europës për sezonin e ardhshëm dhe sot kanë ardhur lajme të mira nga Zvicra, ku është edhe shtëpia e qeverisë së futbollit europian.
Kjo pasi TAS do të mblidhet ndërmjet datës 8 dhe 10 qershor, për të shqyrtuar çështjen e Manchester Cityt dhe për të vendosur nëse do të lërë në fuqi pezullimin, apo do të hedhë poshtë atë. Sipas mediave angleze, shanset më të mëdha janë që dënimi të pezullohet për sezonin e ardhshëm, me qëllim që Gjykata e Apelit të marrë kohën e duhur për shqyrtimi ne çështjes dhe më pas të vendosë përfundimisht.nGjithsesi vlen të theksohet se nëse do të lihet në fuqi pezullimi për dy sezone, Manchester City rrezikon të humbë një pjesë të mirë të yjeve të saj, të cilët e kanë bërë të ditur se nuk mund të rrinë dy sezone pa luajtur në Ligën e Kampionëve.