Në vitin 1990 Italia do të priste Kupën e Botës, një botëror me të fshehtat e saj aty ku rrënjët fillojnë në çerekfinalen Argjentinë-Brazil. Një klasike me pasionet e saj, emocionet, dhe goditjet nën brez, argjentinasit përdorën mënyra të dyshimta për të tja dalë në gjysmëfinale, ky është së paku opinion i Branco, mëngjarashit të Brazilit i cili ra viktimë e “ujit të shenjtë” të Maradonës.
“Kjo ndeshje do të shënojë historinë e Kupës së Botës” shprehet Branco.Gjatë një ndërprerje loje masazhatori i skuadrës argjentinase hyn në fushë, në frigoriferin e tij portativ gjenden gjithfarë lloj shishesh, por është e çuditcme kur një nga lojtarët e skuadrës së tij merr një prej tyre për të pirë, masazhatori e urdhëron menjëherë që ta përshtyjë atë që piu, ta lërë, dhe të marrë një tjetër.Ashtu sikurse ndodh në vapë, lojtarët kundërshtarë i marrin shishet që ju zgjaten, dhe lojtari brazilian Branco do të shijojë një pije të çuditshme.
“Argjentina kishte disa shishe të vogla, më duken se gjashtë të tilla,katër ishin për argjentinasit me kapak me të njëjten ngjyrë dhe dy me ngjyrë të ndryshme i kishin lënë për ne. Ato kishin përmbajtje të ndryshme, kishin hedhur diçka në ujë për të na vënë në gjumë,pasi e gëlltita vura re se nuk ishte ujë.
Maradona pas një ndërhyrje ishte në tokë dhe pranë tij masazhatori me bidonat me ujë.I kërkova leje Maradonës për të marrë një bidon për të pirë , nuk mbaj mend kush ma dha Maradona apo masazhatori.Ajo që piva kishte një shije te hidhur , por nuk i kushtova rëndesi Pas disa minutash u ndjeva keq. Më merreshin mend dhe këmbët më dukeshin të çuditçme: në disa momente ndihesha i fortë si luan, në disa të tjera gati sa smë binte të fikët nga lodhja. Në pushim të ndeshjes i kërkova Lazaronit ( trajnerit ) të më ndërronte , por ai me tha që te rezistoja.”
Në pjesën e dytë Brazili goditi 2 shtylla, por 8 minuta para mbarimit të ndeshjes Maradona bëri të papriturën, pasim i saktë (me të djathtën) për Canigian e goli që vendosi ndeshjen. Brazili në shtëpi, Argjentina në gjysmëfinale.Branco ka dhimbje të forta barku, Argjentina fitoi ndryshe nga ç’pritej, por për Galindezin, masazhatorin nën akuzë, kjo histori nuk është vec një hallkë nën zinxhirin e gjërave që dy ekipet thojnë për njëri-tjetrin.
“Branco provokon argjentinasit, nuk është hera e parë, por ai e bën qëllim”, thotë Galindezi.“Një futbollist argjentinas më ka telefonuar më pas dhe ka pranuar që ata kishin hedhur në ujë një përzierje për të penguar ekipin kundërshtar” thotë Branco.
Kjo çështje do të rihapet në vitin 2004, kur Maradona pranoi gjatë një emisioni në televizion, se ilaçe gjumi ishin hedhur në shishet e lojtarëve brazilian. Pas kësaj ndeshjeje brazilianët dekluaruan se do të bënin një ankesë në FIFA, megjithatë asgjë nuk ndodhi,Argjentina shkoi në finale por pa mundur të fitojë Kupën e Botës.