Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për TV Prva ka folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për arritjen e një mavarrëveshje serkete në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shetit serb ka thënë se nuk e ekziston një marrëveshje e tillë për të cilën pretendon Albin Kurti, dhe ka shtuar se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq, shkuan Kosevv, trasnmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se deklarimet e Kurti janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi.

“Ata po e luftojnë njëri tjetërin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se kush çfarë thotë, ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjerat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla”, ka potencuar Vuçiq.

Tutje presidneti serb ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën, dhe ka thënë se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.

“Ne s’jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim”, ka shtuar Vuçiq.

Në fund Vuçiq ka thëën se aktualisht s’ka asgjë sa i përket një zgjidhje për problemin me Kosovën. Ai thotë se nëse do të ketë ndonjë lëvizje të parëve që do t’iau thotë do të jenë populli i Serbisë.

“Do ta bëjë një gjë të tillë edhe përkundër të gjitha problemeve që na ka sjellë një çështje e tillë. Do ta them një gjë të tillë, me shpresën që do të kemi diçka në të ardhmen. Por aktualisht s’mund ta them një gjë të tillë. Ne s’kemi asgjë”, ka theksuar kreu i shtetit serb.