Nga Bashkim Kopliku/

Kaluan disa ditë qëkur shpjegova sesi mund të shmanget rreziku i megadushkut , vjedhjes masive të votave që mbart edhe sistemi Danez (postimi i datës 22.05.2020, Sistem si danezi, por vetëm me një votë!). U botua shkrimi edhe në shtyp. Diskutuat e debatuat shumë ju miq në fb, por nuk po gjej ta ketë zënë me gojë asnjë nga “specialistët e zgjedhjeve”, apo politikanët, ani se flasin e flasin për sistemin danez, përditë, tash një javë?!

A mos janë bashkautorët e mega-mashtimit të zgjedhjeve, e vepron fjala e urtë, në shtëpinë e të varurit, nuk përmendet litari?Në sistemin me dy vota, votuesi ka “luksin” të japë njërën votë për kandidatin që pëlqen vota maxhoritare, VM, dhe votën tjetër për partinë që pëlqen vota proporcionale, ajo për listën e mbyllur, VP. Mendoj se zgjedhës të tillë, në Shqipëri ka shumë shumë pakë, mund të jenë nja 0,001% e zgjedhëseve. Miq të tjerë, kanë mendimin se janë shumë!!! Por duhet të llogarisim, sesa na kushton ky luks!!!

Votuesit hajdutë (VH) e shesin votën e tyre, ose për para, ose për postet që u premtohen në qeverisjen pas zgjedhjeve, ose që të fitojë se s’bën partia e tyre, por edhe për qindra shkaqe që secili nga ju i di mirë. Ka parti hajdute (PH) që i hyjnë vjedhjes së zgjedhjeve… Specialistët e zgjedhjeve i dinë mirë, e mos ata specialistë kanë qenë në tavën e hajdutllëkut disa vjeçar!!!Po shpjegoj, me hollësi, sesi mashtrohet edhe me sistemin danez me dy vota, duke supozuar se kemi kuvend me 140 vende, 70 m e 70 p.

PH (shih lart) sajon një parti fiktive (PF), listën e mbyllur të së cilës e mbush me njerëz të PH. Pastja VH (shih lart), votojnë për kandidatët e PH në M, por votën tjetër, VP, e japin për PF. Ja një hipotezë sesi mund të ngjasë. Që hajdutllëku të funksionojë, duhet që numri i deputetëve që fitojnë direkt, në maxhoritar, DM, i PH të jetë më i madh, sesa përqindja e votuesve që votojnë për PH. E zëmë se për PH votojnë 40% e votuesve gjithsej. E zëmë se DM të PH, dolën 45 vetë.Vini re, se nëse votimet do të kishin teorikisht një shpërndarje proporcionale, DM të PH do të ishin 28 vetë. Por, normalisht, deri këtu nuk ka hile: votimi maxhoritar me disa parti, i ka këto çudira: mund të bëjë vaki që vetëm një parti t’i fitojë të gjithë deputetët në maxhoritar!!! Në shembullin më lart, PH ka marrë 17 deputetë më shumë se mesatarja teorike. Nëse votimi do të ishte pa hile, numri i DP i PN (parti normale, jo hajdute) do të ishte 11, kështu që deputetët gjithsej të PN, do të ishin 56 (45+11=56), pra PN do të kishte 40% të deputetëve (40 herë 140/100=56); kjo sepse DGj (deputetët gjithsej)= M+P, pra P=DGj-M.

E zëmë se PH ka 25% të votuesve të vet hajdutë, pra në çdo 4 votues, njëri është hajdut. Për rrjedhim, PH do të figurojë me VP=30% (jo 40%!!!), kështu që do t’i takonin DGj= 42 deputetë gjithsej (140 herë 30/100=42). Nuk i jepet gjë nga lista proporcionale, se i ka marrë të gjithë deputetët në M. Pra, PH, do të mbetesh gjoja vetëm me 45 deputetët M.

Por, ndërkohë PF do të kishte 14 deputetë (10% VP), që janë votat që dhanë VH për PF.Rezultati praktik i hajdutllëkut do të jetë se faktikisht PH do të ketë marrë 59 vetë, pra rezultojnë 3 deputetë të vjedhur! Mund të luani me formulat lart, dhe të gjeni se mund të kalohet edhe më tej. Para nja 13 vjetësh kam botuar një shkrim ku kisha llogaritur sesi mundet, në sistemin që kishim, 100 zona M, dhe 40 vende P, se si mund të merreshin “120 deputetë që përbëjnë 86% të deputetëve (120 herë100/140=86%), megjithëse për ta kanë dhënë votën vetëm 50% e votuesve!E mashtrimi, apo hajdutllëku që sapo shpjegova, është mjaft i vështirë, pothuaj i pamundur të kapet nga Drejtësia, sepse secili nga politikanët e PH që është regjistruar në listat e mbyllura të PF, do të thotë: “jetojmë në liri, nuk më pëlqeu PH e kalova, ka disa ditë, tek PF”Nejse!Për shumë nga ju miq të fb, me siguri janë të bezdisshme shpjegimet e mësipërme, por specialistët e zgjedhjeve, dhe politikanët që diskutojnë sistemin zgjedhor , e njohin mirë rrezikun për të cilin po jap alarm, dhe nëse janë me integritet, duhet të ndërhyjnë, e jo të bëjnë të paditurin!E pra, nuk “ndjehet njeri nga ata që duhet të ndjehen”, a mos janë përgatitur prapë për të vjedhur!