Juventus-Inter nuk mbaron kurrë. As kur pandemia e Coronavirus-it ka pezulluar rivalitetin e përjetshëm mes bardhezinjve dhe zikaltërve. 5 maji, më pas, është data që kthen në mendje kujtime të kundërta.
Në vitin 2002, torinezët kanë parakaluar rivalët e tyre në renditje në javën e fundit të kampionatit, edhe për shkak të disfatës së papritur të pësuar nga skuadra e Hector Cuper në Olimpico kundër Lazio-s.
Në 2010-ën, në të njëjtin stadium ku u konsumua ajo dramë, Inter-i i Jose Mourinho-s mposhti Roma-n dhe fitoi Kupën e Italisë, trofeun e parë të Triplete-s së paharrueshme.
Me kujtime kaq të kundërta është e pashmangshme që të mos ketë fërkime. Juventus ka postuar në profilin zyrtar të klubit një video-kujtim të triumfit të 2002-shit dhe përgjigja e ish-interistit ka qenë e menjëhershme:
“Atyre që kanë filluar të flasin për 5 majin e 2002-shit, u kujtoj vetëm 5 majin e 2010-ës: agimi i Triplete-s sonë, nata që nuk ka mbaruar akoma e makthit tuaj më të keq… 5/5/2010”, ka shkruar Materazzi në Instagram.