Mbi 10 000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Rusi për ditën e katërt radhazi gjatë 24 orëve.”Të paktën 10 559 infeksione të reja u konstatuan gjatë ditës së fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve zyrtare të infeksionit koronavirus në Rusi në 165 929 që nga fillimi i epidemisë”, deklaroi organizmi përgjegjës rus për çështjen e luftës kundër koronarovirusit.
”Viktimat nga virusi 1 537, nga të cilët 86 vdiqën në 24 orët e fundit”, shtoi ai.Dje u njoftuan 10 102 raste të reja, dy ditë më parë 10 581 dhe të dielën 10 633.