Shenja e Luanit në Horoskop karakterizohet për shpirtin e lirë, si dhe për aftësinë e tyre për të drejtuar.Sipas astrologëve, gratë e shenjës së Luanit janë mbretëresha të vërteta dhe nuk ka sesi burrat të mos bien në dashuri me to.
Krenaria dhe personaliteti i fortë i tyre mund ta bëjë çdo burrë të çmendet.Një faktor tjetër që ndikon është sjellja e tyre, ato janë gjithmonë të qeshura dhe të qeta, kjo sjellje i bën burrat të kenë ndjesinë e ngrohtë të kthimit në shtëpi sa herë që janë pranë tyre.Janë mbretëresha të vërteta, që dinë të japin dashuri dhe qetësi në një marrëdhënie.Kështu, ju paralajmëruam, nëse ndodh të takoni ndonjë grua të shenjës së Luanit, mbajeni fort.