Këngëtari Justin Bieber nuk lë rast pa treguar se është kokë e këmbë i dashuruar me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin dhe fansat janë kuriozë të mësojnë gjithmonë e më shumë për çiftin.
Në rrjete sociale, Justin tërheq shpesh vëmendjen me postet e veçanta dedikuar Hailey-t, si ky i fundit që ka bërë kur ajo po flinte pranë tij.
Këngëtari i ka shkruar një mesazh që ajo ta lexojë në mëngjes dhe sigurisht të ndihet e lumtur nga fjalët e tij.
“E dashur Hailey, teksa qëndroj shtrirë dhe ti po fle pranë meje, mendoj sesi arrita të jem kaq i bekuar. Përulja jote, gëzimi yt dhe dëshira për t’u rritur më çmendin. Jam i nderuar të jem bashkëshorti yt. Premtoj të të dua të gjitha ditët e jetës tonë. Natën e mirë Hailey, uroj ta lexosh këtë në mëngjes dhe të buzëqeshësh! Je përgjithmonë e imja.”- janë fjalët e ëmbla të Bieber krahas fotos së çiftit.
Që prej martesës me Hailey-n, Justin ka ndryshuar tërësisht dhe fansat kanë vënë re se është bërë shumë romantik.
Siç thotë edhe vetë këngëtari, tashmë “është shtruar” dhe ka ndërmend të krijojë familje me dashurinë e jetës së tij.