Nga Ardit Rada
Ambasadorja amerikane në Tiranë është treguar e “pamëshirshme” me propozimin e Ilir Metës që palët me konsensus të fusin duart në ligjet e drejtësisë. Sikur të mos mjaftonin dy fjalitë e djeshme në Twitter që futën në siklet presidentin dhe ata që u paraqiti planin, Yuri Kim ka vijuar edhe sot apelin. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.
Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.
Këtë herë duke tentuar të joshë të gjitha palët me marrëveshje mbi Kushtetutën. Paketa e tij e prezantuar dje tek ambasadorët që priti, përbën në thel një kërcënim të arritjeve të deritanishme të reformës në drejtësi dhe një tentativë për ta ndryshuar atë.
Arritja me e madhe e reformës në drejtësi nuk ka asnjë dyshim se është fakti që tani ajo është futur në shina të pavarura. Pra, as Presidenti, as Parlamenti dhe as Qeveria nuk kanë më në dorë të bëjnë asgjë për t’i ndryshuar apo influencuar institucionet që po ngrihen dita-ditës. Por duket se këtë arritje, Ilir Meta kërkon ta zhbëjë duke propozuar amendamente që e rikthenin reformën në duart e politikës. Pasojat më pas janë të imagjinueshme.
Një reformë e drejtësi e deformuar nga ajo ku u investua i gjithë faktori perëndimor, që sot i rri si gardian te koka. Me gjasë kjo është arsyeja e shuplakës që SHBA, dhe më pas BE, i dhanë dje Metës. Kjo është arsyeja pse Yuri Kim u lodh dy herë.
Një herë më Twitter nga rruga e Elbasanit, dhe një herë LIVE në dyert e institucioneve të drejtësisë së re.