Dita e sotme nis me mot të kthjellët në vendin tonë, por sipas Meteoalb, duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen sërish gradualisht duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër shiu në zonat malore dhe pjesërisht ato të ulta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira mbetet pjesërisht bregdeti.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.