Lionel Messi njihet për aftësinë e tij për t’i turpëruar kundërshtarët në fushën e lojës me driblime të ndryshme, megjithatë ish-mbrojtësi i Espanyolit, Alvaro Gonzalez, ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas e kishte goditur atë edhe me fjalë.Gonzalez zbuloi se ai e kishte përqeshur argjentinasin gjatë një ndeshjeje për gjatësinë e tij, mirëpo Messi nuk ia kishte lënë me aq.

“Është një anekdotë mjaft qesharake. Ishte një periudhë kur ne i kishim tre derbi radhazi mes Espanyolit dhe Barcelonës. Ato ishin ndeshje me intensitet të lartë. Ne e tallnim njëri-tjetrin vazhdimisht dhe unë i thashë atij: Ti je shumë i vogël, shkurtabiq. Ai më shikoi dhe m’u përgjigj: Ti, ti je shumë i dobët në futboll.Unë e thashë fjalën e fundit dhe i thashë: Po, të dy kemi të drejtë. Ne qeshëm bashkë dhe kjo histori solli shumë buzëqeshje në Spanjë.”, ka thënë Gonzalez.