Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa që prej asaj kohe ka pasur informacione kontradiktore për gjendjen e tij shëndetësore.
Pas një kohe të gjatë në gjendje kome, familjarët e pilotit gjerman nuk kanë preferuar të japin detaje mbi ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa njerëz të ndryshëm pjesë të Formulës 1 kanë bërë deklarata mjaft optimiste.
Së fundi për gjendjen shëndetësore të Schumacher ka folur edhe piloti Brazilian Felippe Massa, një nga miqtë më të mirë të gjermanit, duke qenë se bashkë kanë qenë një sezon te Ferrari, por shumë sezone rivalë në pistë.
Në një intervistë të dhënë për Fox Sport, Massa tregoi se ka takuar Schumacher dhe se gjendja e tij shëndetësore është e komplikuar, por ka shtuar se dëshiron të respektojë vendimin e familjes së tij, për të mos dhënë detaje mbi situatën.
“E di si është Schumacher, pasi kemi pasur një raport shumë miqësor gjatë kohës që kemi garuar bashkë. Disi mëpak me Carinën, pasi ajo vinte rrallë të ndiqte provat ose garat. Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher është e komplikuar, por nëse familja e tij nuk do të japë detaje, atëherë kush jam unë për ta bërë këtë”, u shpreh braziliani.