Ministria i kërkon FSHF-së ta përmirësojë protokollin sanitar
Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit ta përmirësojë protokollin sanitar në disa pikë, lidhur me stërvitjet individuale, kolektive dhe zhvillimin e ndeshjeve.
Federata Shqiptare e Futbollit e mbajti sot takimin e dytë me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Këto takime po bëhen me qëllim për ta gjetur një mënyrë për ta rinisur sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express/
Ashtu siç kishin kërkuar edhe në takimin e parë në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuesit e Federatës së Shqipërisë kërkuan që data e caktuar nga ministrja Ogerta Manasterliu, 18 maji, të rishikohet.
Sipas përfaqësuesve të Federatës, kjo datë e caktuar për rifillimin e aktiviteteve sportive e vë në rrezik rifillimin e sezonit, gjë që presidenti i Federatës, Armand Duka, kishte thënë se në Shqipëri do të bëhej para shumicës së vendeve të tjera.
Grupi punues i ekspertëve të caktuar nga FSHF-ja do të punojë menjëherë për pikave të theksuara nga Komiteti Teknik dhe synon që menjëherë t’ia vë në dispozicion Ministrisë protokollin e ri.
Megjithatë, të paktën deri në takimin e ardhshëm, 18 maji vazhdon të qëndrojë në fuqi si data për kthimin e stërvitjeve individuale në klube.