Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook njofton se ka bashkëfirmosur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve dhe kredive. Kryministri shton gjithashtu se Banka ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë për ristrukturime proaktive të kredive deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

“? LAJM I MIRË

BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI?”, shkruan Rama në Facebook.