Sfida për uljen e numrit të automjeteve dhe për të rritur përdorimin e biçikletave nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në Londër e në mjaft kryeqendra të tjera evropiane, ku gjithnjë e më shumë po fitojnë dyrrotakët. Gjiganti mediatik “The Guardian”, ka kryer një studim për t’i dhënë shpjegim 10 miteve të gabuara për korsitë e biçikletave. Një prej miteve më të gabuara që lidhet me korsitë e biçikletave është efekti që ato japin tek biznesi. Në pamje të parë, ulja e numrit të parkimeve të automjeteve para biznesit duket se ndikon për keq xhiron e tyre, por studimi i The Guardian tregon se e kundërta është e vërtetë: rritja e korsive të biçikletave ndikon pozitivisht për rritjen e xhiros ditore të bizneseve, pasi ka më shumë hapësirë dhe më shumë njerëz afrohen për të blerë aty.

Sipas studimit, sa më e madhe të jetë hapësira rrugore për makinat, aq më shumë vetura do të qarkullojnë aty. Çka funksionon njësoj edhe me biçikletat: sa më shumë korsi biçikletash, aq më shumë rritet përdorimi i tyre nga qytetarët. The Guardian nënvizon se në të gjithë botën, në çdo qytet ku janë ndërtuar korsi biçikletash, shumë më shumë qytetarë fillojnë t’i përdorin ato. Shembulli më i mirë është Hollanda dhe Danimarka, të cilat dikur kanë pasur edhe numrin më të lartë të viktimave në rrugë nga automjetet.

Ja 10 mitet e gabuara për biçikletat:1. Korsitë e biçikletave bllokojnë trafikun (dhe rrisin ndotjen)Ky është miti më i zakonshëm, por tërësisht i gabuar. Supozimi se shtimi i korsive të biçikletave ngushton rrugët dhe shton trafikun nuk qëndron sepse studimet tregojnë se hapësira më e madhe rrugore sjell më shumë vetura. Kurse biçikletat kanë përdorim më efikas të së njëjtës hapësirë. Bllokimi i trafikut varet nga faktorë të tjerë, si rritja e përdorimit të automjeteve private.

2. Askush nuk i përdor ato.Parimi “ndërtoje, se do të vijnë” ka funksionuar në Tiranë dhe kudo. Nëse ndërtuam kënde lojërash në çdo lagje, fëmijët lanë videolojërat dhe dolën jashtë për të luajtur. Por, shembujt në qytete të tjera, edhe më të mëdha se Tirana, tregojnë se aty ku janë ndërtuar korsitë e biçikletave, rritet edhe numri i qytetarëve që i përdorin ato. Një shembull klasik është Sevilja në Spanjë, ku ndërtimi i 50 korsive të biçikletave çoi në një rritje prej 11-fish në numrat e çiklistëve.

3. Përdoren vetëm nga shtresa e mesme/periferisë.Në fakt kjo lidhet më shumë me sat ë sigurta janë korsitë e biçikletave. Sa më të sigurta janë ato, aq më shumë njerëz do t’i përdorin, duke lënë në shtëpi makinën. Pa infrastrukturën e duhur, biçikleta përdoret vetëm nga disa njerëz, kryesisht nga të apasionuarit pas tyre.

4. Dëmtojnë biznesin.Disa nga kundërshtarët më të zhurmshëm të korsive të biçikletave në Londër janë pronarë biznesesh, të cilët argumentojnë se heqja e vendparkimeve është fatale për biznesin e tyre. Por, kjo është plotësisht e gabuar. Qytetet dhe rrugët kryesore individuale po ndryshojnë mënyrën e konkurrencës. Rritja e blerjeve në internet do të thotë se njerëzit preferojnë të mos harxhojnë orë të tëra për të gjetur një parkim makine përpara dyqanit ku duan të blejnë diçka. Studimet kanë treguar se pronarët e dyqaneve kanë tendencë të mbivlerësojnë përqindjen e klientëve që mbërrijnë me makinë, por konsumatorët me biçikletë shpesh blejnë më shumë në një kohë më afatgjatë.
Një studim i krye në Nju Jork tregoi se bizneseve në rrugët me korsi të dedikuara biçikletash, iu rrit xhiroja ditore më shpejt se në rrugët pa korsi.

5. Janë të rrezikshme për këmbësorët.Kjo është një akuzë që s’ka asnjë bazë logjike. Nuk ka të krahasuar fakti se makinat janë shumë, shumë, po shumë më të rrezikshme. Mesatarisht, çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, midis 0 dhe dy këmbësorë vdesin pasi goditen nga biçikleta. Rreth 400 në vit vdesin pasi u goditën nga makinat.

6. Çiklistët shkelin rregullat, ndaj s’duhet të kenë korsi.Ky mit është kaq i trashë dhe bezdisës sa s’ka nevojë për sqarim. Njerëzit i thyejnë rregullat rrugore me çdo mjet të transportit rrugor, por më shumë i thyejnë kur ngasin një makinë.

7. S’mbaj dot gjëra në biçikletë.Edhe kjo është e pavërtetë sepse ka plot shembuj se çfarë mund të mbash teksa i jep biçikletës. Shumë njerëz përdorin biçikletat pikërisht për të transportuar gjëra që nuk transportohen me makinë, madje kur distancat janë më të shkurtra dhe s’ke nevojë të lodhesh për të gjetur parkim.

8. Ne nuk jemi as Hollanda, as Danimarka.Dikur, as Hollanda nuk ishte Hollanda. Në fillim të viteve 1970, hollandezët kishin statistikat më të këqija të viktimave nga makinat në botë, pasi rrugët e përdorura për dekada nga çiklistët ishin të mbushura me makina. Kjo shkaktoi një lëvizje proteste masive, rezultati i së cilës solli infrastrukturë më të sigurt. Nëse e ka bërë Hollanda, mund ta bëjë çdo qytet i botës.

9. Biçikletat kushtojnë shumë.Aspak e vërtetë! I keni bërë mirë llogaritë se sa ju kushton mirëmbajtja e makinës? Po pagesa mujore e garazhit? Etj etj.

10. Biçikleta nuk është e nevojshme.Po mirë, cila është zgjidhja juaj për trafikun, ndotjen, emergjencat klimatike, zhurmat? Nëse nuk keni një përgjigje, ju’a themi ne: biçikleta!