I ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, ishte një nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar me shumë vite karrierë, moderatori Bledi Strakosha. Bledi është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, por në këtë intervistë ka zbuluar më shumë. Moderatori tregoi se është natyrë poligame dhe nuk mund të qëndrojë vetëm në një lidhje.
“Unë jam natyre poligame, që do të thotë nuk rri dot për një kohë të gjatë në një lidhje. Ose rri në një lidhje, por që të kem edhe lidhje të tjera. Dhe këtë e kam si një lloj marrëveshje, një gjë shumë të hapur, nuk është një gjë që e bëj fshehurazi. Emocionalisht kam një lloj qëndrueshmërie, por fizikisht e kam të vështirë”, u shpreh Bledi.