Përmes një postimi të pak minutave më parë në Twitter, ambasadorja Yuri Kim theksoi rëndësinë e lirisë së medias. “Liria e mediave është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta”, shkroi ajo.

Ju kujtojmë se së fundmi, në indeksin e lirisë së medias në botë të “Reporterë pa Kufij”, Shqipëria renditej e 84-a.