Për shkak të emergjencës Covid-19, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë mundur ta kalojnë të gjithë kohën e mundshme pranë fëmijëve të tyre, Amelisë dhe Duam.

Megjithëse Ameli është bërë personazh kryesor në llogaritë e prindërve në Instagram, të gjithë jemi kuriozë të shohim portretin e Duam, të cilin këngëtarët nuk e kanë treguar ende.

Pavarësisht kësaj, Miriami nuk i reziston dot pozave të ëmbla me të voglin, si poza e sotme të cilën e ka ndarë në InstaStory.

Si një motër e madhe, Ameli i ka dhënë të gjithë dashurinë e saj bebushit, të cilin shfaqet duke e puthur.

Ajo është përkulur dhe e ka mbuluar portretin e të voglit, megjithatë fotoja e tyre transmeton shumë dashuri.

“Bekimi im përgjithmonë”- shkruan Miriami krahas pozës së ëmbël të dy fëmijëve të saj, të cilët do të bëhen shumë shpejt shokët më të mirë të njëri-tjetrit.