Dita e sotme nis me mot të vranët dhe reshje të pakta në zonat bregdetare, të cilat gradualisht deri në mesditë do të përfshijnë gjithë vendin duke sjellë shira herë pas-here në formë rrebeshi. Mbrëmja përmirëson përkohësisht kushtet atmosferike, sipas meteoalb.Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C verilindja deri në 25°C ultësira perëndimore.Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të Europës, por përjashtim bën Europa Lindore dhe Jugore, të cilat vijojnë me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtër.