Moderatorja e njohur sportive në Kosovë, Qeqa Krelani, është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku është një ndër më të ndjekurat. Krelani duket se e ka humbur durimin me shkencëtarët, pasi këta të fundit nuk kanë gjetur ende një vaksinë kundër Koronavirusit.
“Mos të dalë më asnjë shkencëtar të na shesë mend”, shkroi fillimisht Qeqa. “Na recitonit elozhe duke na bindur, thua se të gjithë ne do të kishim nga një raketë personale në vitin 2030.
Pallavra amerikano-latine. Keni dështuar rëndë, përderisa nuk ishit në gjendje të na gjeni një vaksinë apo ilaç që e eliminon këtë virus. Ato tituj shkencorë varini në gozhdë si futbollistët në fund të karrierës”, shkroi mes të tjerash moderatorja bukuroshe.