Koronavirusi ka bërë një rokadë në qeverinë e Brazilit teksa i dyti ministër shëndetësie brenda harkut kohor të një muaji jep dorëheqjen. Arsyeja është presidenti Bolsonaro i cili vijon ta quajë koronavirusin ‘grip’. Pikërisht ministri i ri i shëndetësisë Nelson Teich nuk ra dakord me vendimin e Bolsonaros, që të hapë parukeritë dhe palestrat.

Luiz Henrique Mandetta ishte ministri i shëndetësisë që e kritikoi publikisht por Presidenti Bolsonaro i firmosi shkarkimin duke e larguar nga pozicioni. Jair Bolsonaro u infektua vetë me COVID-19, por pasi e kaloi tha se ishte thjesht një grip duke iniciuar masa lehtësuese dhe duke inkurajuar protesta kundër masave shtrënguese.