Sipas MeteoAlb: Dita nis me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtër shiu në Veri – Qendër dhe gradualisht shtrihen dhe në zonat jugore gjatë pasdites. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të paqëndrueshme duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu në Europën Juglindore, Lindore dhe Ishujt Britanikë. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën perëndimore dhe Veriore