Tottenham po udhëheq garën për të suguruar shërbimet e sulmuesit të Lille, Victors Osimhen. Mediat belge kanë bërë të dittur se Spurs-at kryesojnë një grup klubesh në betejën për nigerianin, duke përfshirë këtu Chelsea-n dhe Liverpool-in.

Lille kërkon 85 milionë euro për futbollistin, por londinezët shpresojnë ta ulin këtë shumë falë marrëdhënies së mirë që Jose Mourinho-s ka me drejtorin sportiv të klubit francez, Luis Campos. Megjithatë, Lillë kërkon të marrë maksimumin nga shitja e nigerianit sepse një pjesë e shumës do t’i shkojë Charleroi. Nëse francezët do ta shisnin Osimhen për çmimin aktual, rreth 13 milionë euro do t’i shkonin klubit belg, që një vit më parë e shiti te Lille për 12 milionë euro.