Jose Mourinho beson se Real Madrid ishte ekipi më i mirë në Europë në sezonin 2011/12 edhe pse dështuan në Champions League. Me Mourinhon, Madridi i dha fund dominimit të Barcelonës për të fituar titullin me rekorde, për më së shumti gola 121 dhe pikë, 100.

Rivali i Realit, Barcelona përfundoi nëntë pikë prapa. Atë sezon ata shkëlqyen edhe në Ligën e Kampionëve, por dështuan në gjysmëfinale. Duke u eliminuar nga Bayern Munich, në të cilën garë në fund triumfoi Chelsea.

“Atë sezon, Real Madrid ishte ekipi më i mirë në Spanjë dhe Evropë gjithashtu”, tha Mou për Marca. “Për këtë ishte shumë e vështirë për ta pranuar eliminimin nga Champions League nga Bayern Munich”.