Kjo nuk është hera e parë që reperi Mozzik përdor rrjetet sociale për të hedhur thumba kundër dikujt apo shpreh mendimet e tij të sinqerta pa treguar emra. Përveç teksteve të këngëve të tij, Instagram-i ka qenë një “bashkëpunëtor” i reperit për të hedhur herë pas here kunja si ky i ditës së sotme. Nuk e dimë me kë e ka, megjithatë Mozzik lë të kuptohet se disa njerëz përpiqen t’ia bëjnë jetën malore.
Por, kjo nuk do të thotë se reperi ia bën qejfin dhe vepron sipas dëshirës së tyre.
“Nëse njerëzit të dhurojnë një kaktus, nuk domethënë që të ulesh në të!”- shkruan Mozzik në postimin që dikujt do t’i djegë. Hera e fundit që Mozzik hodhi një thumb ishte në këngën e tij të re ” “Lass mal” (Të shkojmë).
U kuptua qartë që teksti i dedikohej Loredanës dhe reperi linte të kuptohej se historia me të kishte marrë fund njëherë e mirë. Mozzik tha hapur se ai nuk ka më nevojë për të (për Loredanën) dhe se ajo nuk ishte asnjëhere aty për reperin.