Astrologia Meri Shehu si çdo fillim muaji bëri parashikimin e 12 shenjave të horoskopit. E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ajo tha se muaji Qershor do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm i pranverës, pasi do të varet i gjithë viti. As yjet nuk mund të parashikojnë se si do të jetë vera, por do të vazhdojmë në sundimin e rregullave. “Kush është i fortë le t’i thyejë”, tregon astrologia.
Renditja e shenjave për muajin Maj do të jetë si më poshtë:
12-Dashi
Do ta vuajnë procesin e rikthimit mbrapa të disa ofertave në lidhje me karrierën, punën dhe ligjin. Do të ndihen më të frenuar për sa i përket ecurisë dhe veprimtarisë së tyre gjatë muajit Qershor. Disa të drejta që i kishin fituar do fillojnë t’ju kthehen mbrapa do të ketë rishikime të kontratave, bisedave, marrëveshjeve që mund të kenë bërë. Në jetën personale çfarë kanë deklaruar deri tani duhet t’i marrin mbrapa, sepse janë treguar më emocionalë, më shumë ndjenja, por do futen në një kolaps sentimental. Në çështjet ekonomike nga mesi i Majit do kenë probleme, për shëndetin nuk do të kenë probleme.
11-Peshqit
Kanë qenë mirë në periudhën e karantinimit sa i përket familjes, nga mesi i muajit Qershor do të kenë probleme në bashkëjetesë, shoqëri dhe marrëdhëniet erotike. Me njerëzit e afërt në biznes do të kenë probleme ekonomike. Në dashuri duhet të kenë kujdes.
10-Bricjapi
Në jetën personale do kenë kthime mbrapa, do kthehen në stilin e Nëntorit, do të tronditen. Në ekonomi ka lajme të mira, do kemi dy punësime, por kujdes në marrëdhëniet erotike në punë. Njohjet do iu ngatërrojnë gjithë qëllimet e tyre sa i përket punës. Në shëndet duhet të kenë kujdes për sëmundjet kronike, në dashuri kujdes lidhjet në punë.
9-Demi
Të papritura, ndryshim në mënyrën e të ushqyerit. Probleme ekonomike në kredi, kontaktet me jashtë, biznes, do jetë e pamundur një hapje e re për ata. Nga ana shëndetësore nuk do të jenë keq, vetëm problemet kronike mund të rikthehen. Në dashuri kemi lidhje të fshehta, thashetheme që mund të sjellin pasoja negative tek lidhjet në çift.
8-Gaforrja
Konflikte, rrëmujë në marrëdhëniet në çift. Do të kenë kthime të stresit, një furtunë, paqartësi do ketë për këtë shenjë. Mund të bëjnë marrëveshje të fshehta për të përfituar para. Nga ana shëndetësore mund të kenë probleme. Duhet të tregohen të kujdesshëm në dashuri.
7-Shigjetari
Paratë që nuk i kanë marrë deri tani do duhet të luftojnë për çështjet ekonomike, do kenë kontrata dhe propozime, por kujdes në firmosjen e tyre pasi nga mesi i Qershorit mund të jenë problematike. Në dashuri do kemi njerëz që do kenë interes.
6-Luani
Do merren shumë me ligjin, rregullat në punë, do jenë strikt dhe do lodhen shumë në punë. Nga ana shëndetësore mund të rikthehen problemet. Ankthi dhe stresi mund t’i dëmtojnë. Në dashuri do të kenë njohje të mira, por duhet të tregojnë kujdes.
5-Virgjëresha
E kaluara rikthehet përsëri, planet dhe projektet tuaja mund të rregullohen gjatë 2020-s. Një vit i mirë për shëndetin edhe dashurinë, e cila mund të celebrohet ose deklarohet tani, por kujdes jo pas mesit të muajit Maj.
4-Peshorja
Ekonomia është në një fazë ku duhet të rifitojnë pasuri, trashëgimi dhe janë në pritje të lajmeve të mira. Sa i përket jetës personale duhet të lidhen me dikë që jeton jashtë. Kujdes mos të marrin vendime për udhëtime dhe shpenzime. Nga ana shëndetësore duhet të kujdesen për të afërmit, ndërsa në dashuri nuk duhet të rikthehen tek ishët.
3-Akrepi
Kanë shumë plane, strategji, do rishikojnë projektet e tyre të rëndësishme pasi mund të bëhen lider. Të përfitojnë sa të munden, pasi mund të kenë ngatërresa ose problematika. Shëndeti do jetë mirë, por varet nga gjendja ekonomike. Dashuria do jetë pasionante, por do jenë të konfuzuar me njerëzit nga e kaluara.
2-Ujori
Dashuria do jetë shumë mirë për këtë shenjë. Fushatat dhe bamirësit që ju pëlqejnë do u kufizohen gjatë kësaj periudhe. Shëndeti dhe dashuria do jenë në qendër të vëmendjes për ta, pavarësisht çdo plani tjetër që kanë.
1-Binjakët
Komunikimi, informacioni dhe marrëdhënia me të tjerët, inteligjenca e kësaj shenje e pozicionojnë në vendin e parë. Data 22 Qershor është shumë e rëndësishme. Gjithmonë kemi dy rrugë, dy mundësi, dy njerëz, dy partnerë. Zgjidhjet e thjeshta dhe praktike do na bëjnë të mahnitemi nga kjo shenjë. Shanset në jetën personale i kanë shumë të mira, por kujdes me ata që rikthehen në jetën e tyre.