Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e sheh si pozitive idenë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas Nanos, kjo do të dekurajonte grupet kri minale. “Më shumë se një dritare zhvillimi është një mënyrë për ta ndarë kanabisin, për ta dek rimin alizuar atë si bimë. Ajo do të ndante këtë lloj aktiviteti për qëllime mjekësore.
Kjo masë do të bënte të mundur humbjen e interesit të grupeve kri minale, sepse ato nuk preferojnë aktivitete legale. Unë e shoh me simpati këtë ide”, tha ai. Ideja e legalizimit të kanabisit është hedhur pak vite më parë nga ish-deputeti i së majtës, Koço Kokëdhima. Por për Nanon, në atë kohë, kauza u ngatërrua me atë që e propozoi.
“Legalizimi është një lëvizje të majtësh. Të djathtët përgjithësisht nuk e bëjnë. Përgjithësisht janë të majtët që e kërkojnë. Në Shqipëri i pari ka qenë Kokëdhima dhe shumë njerëz që nuk kanë simpati për të dhe duke ngatërruar personin me kauzën, ata iu sulën kauzës. Nuk duhen ngatërruar këto të dyja”, tha ai. Sa i takon kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë me një VKM të posaçme, Nano tha më e rëndësishmja është prishja e kontratës për ndërtimin e godinës së re me kulla.
“Nuk e di pse është bërë sepse për maxhoancën e sotme e rëndësishme do të duhej të ishte vendimi që kanë marrë për ta prishur godinën. Nuk kuptoj logjikën e transferimit në pronësi të bashkisë. Por lajmi i mirë ishte ai i prishjes së kontratës me një biznes privat që kishte marrë përsipër të ndërtonte teatrin duke marrë edhe truall për ndërtimin e disa kullave. U hoq kjo ide, për mua është mirë.
Unë nuk kam ndonjë respekt për atë godinë. Unë doja që ndërtesa e re të mos lidhej me 7 kullat që do të ndërtonin. Do të ishte ide shumë e bukur ajo e referendumit. Kjo çështje ka provokuar debat, edhe pse për mua është absurd, mund të zgjidhet me referendum. Mendoj se një numër i caktuar firmash do të ishin të mjaftueshme për një referendum dhe të gjithë do të binin në paqe”, tha ai.