Studiuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton sëmundjen e Covid-19. Por askush nuk ka e vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe sa efektive mund të jetë një vaksinë.

Viruset mutojnë. Pyetja është: cila nga këto mutacione në të vërtetë bën ndonjë gjë për të ndryshuar ashpërsinë ose infektivitetin e sëmundjes?

Hulumtimet paraprake nga SHBA-ja kanë sugjeruar një mutacion të veçantë, D614G po bëhet mbizotërues dhe mund ta bëjë sëmundjen më infektive dhe ndoshta më të rëndë. Studiuesit kanë vënë re ka diçka për këtë mutacion të veçantë që e bën të përhapet shumë shpejt. Por pasojat e kësaj nuk janë ende të qarta.

Studiuesit në Laboratorin Kombëtar, Los Alamos në New Mexico analizuan të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga pacientët me koronavirus në Sheffield. Edhe pse ata gjetën njerëz me atë mutacion të veçantë të virusit dukej se kishin një sasi më të madhe të virusit në mostrat e tyre, ata nuk gjetën prova të qarta që ata njerëz u sëmurën ose qëndruan në spital për më gjatë, shkruan BBC

Një studim tjetër nga University College London (UCL) identifikoi 198 mutacione të përsëritura të virusit. Një nga autorët e tij, Profesor Francois Balloux, tha:

“Mutacionet në vetvete nuk janë gjë e keqe dhe nuk ka asgjë që tregon se SARS-CoV-2 po mutohet më shpejt ose më ngadalë se sa pritej. Deri më tani, ne nuk mund të themi nëse SARS-CoV-2 po bëhet pak, a shumë vdekjeprurës dhe ngjitës.”

Monitorimi i ndryshimeve të vogla në strukturën e virusit është i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimin e vaksinave. Merrni virusin e gripit, ai mutohet aq shpejt sa vaksina duhet të ndryshohet çdo vit.