Pas gjyqit popullor qe ish ministrja e Bashes, Mirela Karabina tentoi tu bente keshilltareve bashkiake, ka reaguar edhe Plarent Ndreca, keshilltar bashkiak ne  bashkine Tirane, njeheresh sekretar i pergjithshem ne MB.

Ndreca, qe ishte sekretar i pergjithshem i MAS kur Karabina ishte ministre teknike  dhe qe si duket ia di mire “huqet” duke ironizuar deklaratat e sotme shkruan se:

O pikë e zezë që s’na bie mbi kokë! Kush na paska vendos të bëj poshtrim publik, ajo që poshtërsisë i ka dhuruar bujarisht fytyrën e saj. Kush na paska rrëmbyer foltoren e mexhelisit për të mbrojtur tempullin e kulturës…

Uee ajo, bash ajo “teknikja” e arsimit që hotelin e desh me 5 yje në Gjakovë për vete, por teatrin e do prej kashte për kulturën.Kjo dordolecja që humbi 4 milion leke në gjykatë prej rrenave që i rrjedhin si gjaku ndër vena.

4 milion leke i humbi, por mend nuk zuri. Po si do zinte, rrena i është bërë ves.
O zot, po pse je kaq i pamërshishëm me ne, që na vure mbi supe taksiratin të dëgjojmë rrenaqelbsa të tillë në qytet? Te lutem mos luaj kaq rëndë, ki pak mëshirë për ne, na shpeto nga rrenaqelbsit!??