Qeveria është duke hartuar një paketë të tretë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia e Covid-19.
Gjatë një vizite në bizneset e mëdha të cilat mbyllen për disa javë aktivitetin si rezultat i masave bllokuese, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se paketa do të prezantohet javën e ardhshme dhe do të përqëndrohet në mbështetjen e sipërmarrjeve për t’u ringritur nga uljet e aktivitetit që kanë pësuar në pjesën e parë të këtij viti. Denaj u bëri thirrje bizneseve që të aplikojnë nga dy skemat e qeverisë për të marrë kredi për të garantuar nga shteti dhe pa interes për të dhënë pagat e punonjësve të tyre.
Deri tani janë 100 biznese të cilët kanë marrë kredi për pagat e 15 mijë punonjësve, nga fondi i parë prej 11 miliard lekësh i garancisë sovrane, linjë ku interesat i paguan qeveria. Skema e dytë ku 60% e linjës së kredisë garantohet nga shteti dhe ofrohet për kapital pune për biznesin ende nuk është bërë aktive.