Arbana Osmani tëheq vëmendje tashmë me çdo postim të saj pas lajmit për shtatzëninë. Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe dita ditës, shohim teksa barku i saj rrumbullakoset dhe bebushi rritet. Që pas njoftimit që është në pritje të ëmbël, Arbana është rezervuar disi të tregojë fizikun e saj, duke u veshur me bluza të gjera në punë, por jo sot.
Ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër dhe fokusi është barku i saj. Moderatorja nuk e ka fshehur, përkundrazi ka treguar se është në super formë edhe pse me nëj tryezë pas që është e mbushur plot e përplot me ushqime të shijshme.Nuk e dimë sa javëshe është Arbana, pasi nuk ka dhënë detaje të tjera nga pritja e ëmbël, por besojmë se është në tremujorin e parë të shtatzënisë. Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.
View this post on Instagram
I love my job, especially when it involves food? #shooting a new commercial for @ehw_gmbh