Në Wuhan të Kinës rikthehet frika nga koronavirusi.Në epiqendrën e pandemisë së covid-19, autoritetet lokale kanë zbuluar rastin e parë të infektuar me koronavirus, gjë që nuk ndodhte që prej 3 prillit. Personi prekur me koronavirus është në gjendje kritike për jetën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raportoi 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në vend kjo që prej datës 28 prill. Në Wuhan koronavirusi ka infektuar 50 334 persona, nga të cilët 3869 kanë gjetur vdekjen.