Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj. Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte: -Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje -Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë -Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave -Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur. -Do të shiten vetëm produkte të paketuara -Ndalohet shitja e pijeve alkoolike. -Nuk do të ketë tryeza në lokale

-Punonjësit do të mbajnë maska -Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare. -Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.