Prej thuajse dy muajsh kampionati i futbollit është ndërprerë dhe për rikthimin nuk ka askush një përgjigje të saktë. Një ndërprerje shumë e gjatë sa ka prishur gjithçka në ritmin e ekipeve. Në një intervistë për Top Channel, trajneri i kryesueseve të të Superligës, Tiranës, Emanuel Egbo tregon situatën.Po të ishte një ndërprerje kohore dy javore do të ishte pozitive, por duke u shtyrë koha më shumë se 1 muaj e gjysmë e gati dy muaj po bëhet e bezdisshme dhe asnjë sportist nuk do të ketë shansin që të arrijë formën që kishte kur u bë kjo ndërprerje.

Nëse do të mbyllej kështu a beson se Tirana e ka treguar dhe e merituar se e meriton titullin apo këtë pozicion që ka?Përderisa jemi 9 pikë më shumë se sa vendi i dytë ky kampionat është më i lehtë për t’u zgjidhur, Jemi ndryshe nga Italia që diferenca mes dy vendeve të para është vetëm një pikë apo si në Francë ku u mbyll dhe PSG-ja u shpall kampion. Tirana e meriton plotësisht me u shpall kampion nëse mbyllet sot.

Përveç aspektit sportiv kjo periudhë ka ndikuar edhe në atë ekonomik. Sa ju ka prekur juve kjo si skuadër apo personalisht?

Jo nuk ka ndikuar pasi ne kemi folur edhe me presidentin e klubit dhe ai na ka garantuar që cdo gjë do të jetë në rregull.Pra me sa keni diskutuar nuk do të kenë prekje pagash?Jo me sa kam diskutuar me presidentin më ka garantuar që nuk do të kenë asnjë prekje.Ndërkohë një ditë më arë në një intervistë portieri i Partizanit Alban Hoxha ka treguar respekt për Tiranën dhe në të njëjtën kohë kur është pyetur nëse mund të vishej ndonjëherë bardheblu është shprehur se nuk i dihet asnjëherë.

Për këtë deklaratë Ego shton:Futbolli është për profesionistët dhe kur je profesionist nuk ka rëndësi se ku mund të shkosh. Nëse nuk je mirë aty ku je dhe do të lëvizësh, sigurisht Tirana është një skuadër ku të gjithë e kanë ëndërr të luajnë.Ndërkohë trajneri i Tiranës ka edhe një thirrje për qeverinë, sa i përket masat lehtësuese për të liruar ekonominë në disa sektor.Futbolli është puna jonë ne nuk bëjmë sport për hobi, kjo është punë për ne, ne me këtë gjë merremi.

Do të vinte keq që të shpallej Tirana kampion pa pasur të pranishëm Tifozët?Nëse shpallemi kampion do të mendojmë prapë se ku do të festojmë bashkë me tifozët. Nuk ka rëndësi kur do të jetë, në shtator në tetor apo kur të fillojnë gjërat.