“Nëse në Itali bëjnë atë që bënë në Francë do të plaste një luftë botërore”. Është i sigurtë Maxi Lopez, ish-sulmuesi – ndër të tjera – i Milan, Sampdoria e Torino, kur shprehet në lidhje me ndalimin e mundshëm përfundimtar të Serie A, për shkak të emergjencës koronavirus dhe me caktimin e mundshëm të titullit kampion te Juventus.
“Këtu është krejtësisht ndryshe – ka pranuar sulmuesi për mikrofonët e TyC Sports –. Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, është presidenti i Federatës. Po të ishte për të mund të luhej që një muaj më parë. Këtu një institucion më i rëndësishëm, si UEFA ose FIFA duhet të marrë një vendim”. 20 klubet italiane me votë unanime një zëri kanë vendosur që kampionati të rinisë përsëri. Torino dhe Brescia, dy klubet e vetme që ishin kundër rinisjes së sezonit kanë dhënë miratimin e tyre për të zbritur në fushë dhe për të mbyllur rregullisht këtë kampionat. Por edhe pse klubet ranë dakord, futbolli në Itali është gjithnjë e më shumë në kaos.
Qeveria kërkon të marrë kohë dhe do t’u kërkojë 12 përbërësve të komisionit mjekësor shkencor të FIGC të prezantojnë një protokoll të dytë sanitar. Shqetësimi kryesor lidhet me respektimin e modaliteteve të grumbullimeve që duhet të jenë të blinduar të paktën për 15 ditë. Mungesa e përfshirjes së mjekëve të 20 klubeve e të federatës së mjekëve sportivë, krijon më shumë se një pakënaqësi edhe sepse përgjegjësia juridike e protokollit bie mbi mjekët e shoqërive që janë në të njëjtën kohë kontrolluesit dhe të kontrolluarit.