Udhëzimi se 1-2 m distancë fizike mund të jetë e mjaftueshme për të na mbrojtur nga infektimi prej një person pozitiv nga Covid, tani duhet rishqyrtuar…Duket se ky kriter (1-2m distancë fizike) nuk është i vlefshëm. Për të hedhur dyshime në lidhje me këtë ka menduar një studim i botuar në ‘Physics of Fluids’, një revistë shkencore amerikane. Studiuesit kanë deklaruar se pikat e lëshuara nga një person pozitiv me Covid shkojnë deri në 6 m larg brenda 5 sekondash. Lajm i keq për qytetet e karakterizuar nga era…
Nëse nuk ka erë, 1-2 metër distancë fizike është e mjaftueshmeSipas ‘Corriere Della Sera’, studiuesit qipriotë të Universitetit të Nikozisë donin të konstatonin nëse distanca prej dy metrash mund të ishte e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga infeksioni i mundshëm. Gjatë eksperimenteve, temperatura e mjedisit rrethues ishte 20 ° C, me lagështi 50%.
Nëse nuk ka erë, distanca prej dy metrash mund të jetë e mirë, si dhe një distancë prej 1 metër, për të mos u rrezikuar nga koronavirusi që mbartet nga një person pozitive.Sipas eksperimentimit, pas 49 sekondash nga kolla, pikat e dala nuk kaluan më shumë se një metër larg gojës. Një tjetër pikë e rëndësishme është që pikat e frymëmarrjes marrin 15 sekonda kohë për të rënë në tokë. Pra, në mungesë të erës, pikat bien në tokë pranë personit që i prodhoi, jo më shumë se një metër larg. Një pjesë shumë e vogël mund të shkonte më tej.
Sa më shumë ka erë, aq më shumë rritet rreziku i infektimit Gjatë eksperimentit të dytë, me erë me shpejtësi rreth 4 kilometra në orë, distanca prej dy metrash duket të jetë e pamjaftueshme. Pikat në të vërtetë shpërndahen gjashtë metra larg në vetëm 5 sekonda. Vetëm pas kësaj kohe, pikat fillojnë të humbasin në masë dhe gradualisht veniten. Me një erë me shpejtësi të ulët, pikat priren të zbresin drejtpërdrejt në tokë. Eksperimenti i tretë, u bë me një erë me intensitet nga 4 deri në 15 kilometra në orë. Pikat e dala nga goja arrijnë gjashtë metra larg, në vetëm 1.6 sekonda.