Duke nisur nga 15 qershori, autoritetet gjermane kanë parashikuar që të heqin kufizimet e udhëtimeve për turistët e 31 vendeve evropiane.

Gjermania po planifikon që të rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin, sipas agjencisë së lajmeve DPA.Ky plan pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.